Omani dhe Guinea Bissau tërheqin njohjen e Kosovës?
Shteti aziatik Omani dhe shteti afrikan Guinea Bissau do të tërheqin prapa vendimin për njohjen e Kosovës. Nëse mund t’i besohet gazetës serbe Blic, e cila thirret në burimet e saj pranë zyrtarëve të lartë serbë, këto dy shtete kanë marrë një vendim të tillë gjatë takimeve bilaterale në kuadër të Samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve që këto ditë u mbajt në Beograd.Sipas kësaj gazete, shefi i diplomacisë së Omanit ua ka bërë të ditur zyrtarëve serbë se Omani kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, edhe pse kjo njohje ishte festuar në Prishtinë.Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq i ka thënë homologut të tij nga Omani se është i dëshpëruar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, përkundër premtimit që kishte bërë se nuk do të ndërmerrte një hap të tillë.Megjithatë, siç thuhet më tej në tekst, homologu i tij nga Omani është befasuar me këto fjalë të Jeremiqit dhe i ka thënë atij se kjo gjë (njohja e Kosovës) nuk ka ndodhur asnjëherë.Po ashtu bëhet e ditur se edhe Guinea Bissau ka ndërmarrë hapin për ta njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo deputetët e këtij shteti kanë kundërshtuar një veprim të tillë dhe kjo procedurë është ndalur, kanë thënë për Blic burimet nga ky samit.
Madje, sipas kësaj gazete, janë edhe dy shtete të tjera që do të ndërmarrin një vendim të tillë, pra të tërheqin prapa njohjen e Kosovës, ndërsa një zyrtar i lartë i një shteti afrikan është duke u hetuar sepse paskësh marrë para nga një biznesmen shqiptar për të shtyrë përpara njohjen e Kosovës nga vendi i tij.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në muajin shkurt të këtij viti kishte njoftuar për njohjen e Kosovës nga Omani, ndërsa në muajin janar të po këtij viti njohjen nga Guinea Bissau
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus