Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » NYT shkruan për vdekjen e dëshmitarëve
11:33 PM
NYT shkruan për vdekjen e dëshmitarëve
Vdekja e Agim Zogaj në Gjermani, javën e shkuar, ka zënë vend në faqet e gazetës prestigjioze amerikane, The New York Times. Në artikullin e gjatë që do të botohet të premten, theksohet se Agim Zogaj, 53 u gjet i varur në një pemë, në parkun e Duisburgut në Gjermani ndërsa vdekja e tij e mistershme që pritej të dëshmonte kundër njërit prej politikanëve më të fuqishëm, Fatmir Limaj vetëm sa e vërteton brishtësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.Sipas këtij artikulli, të gjithë familjarët e Zogajt theksojnë se 'nuk besojnë që ai të ketë bërë vetëvrasje, por edhe nëse e ka bërë ai ka qenë i detyruar". "EULEX-i është përgjegjës për vdekjen e bashkëshortit tim" thotë Ganimete Zogaj për të akuzuar se "ata nuk e trajtuan mirë dhe dështuan ti ofrojnë siguri".  EULEX-i ka refuzuar të komentoj dhe ofroj më shumë detaje. "Sipas vëllait të tij, dëshmitari X u sulmua në shtëpinë e tij gjatë marsit, ku edhe u qëllua në këmbë dhe krah, pasi kishte vendosur të dëshmonte në një proces gjyqësor të EULEX-it. Më pastaj, EULEX-i e dërgoi në Duisburg tek vëllai i tij" shkruan New York Times. "Vehbi Kajtazi, gazetar që mbulon cështjet juridike në të përditshmen Koha Ditore thotë "Besimi në EULEX-in është shkatërruar. Të gjithë dëshmitarët në këtë rast tani do të provojnë të gjejnë rrugë të tjera për të mos dëshmuar" shkruan New York Times. /indeksonline/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus