Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » 'Nuk synojmë shtet policor'
2:09 PM
'Nuk synojmë shtet policor'
Dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Agim Çeku i FSK-së dhe Bajram Rexhepi i Punëve të Brendshme, janë bërë kryelajmi i ditës për gati një javë për shkak të një draft memorandumi që pritej të nënshkruhej. Ata janë rrëfyer para Komisionit Parlamentar për Siguri të Kuvendit të Kosvoës, ku kanë dhënë zotimet se "Memorandumi nuk synon ta bëjë Kosovën shtet policor por ka për qëllim ta ndihmoj policinë kur është e nevojshme". 
Të dy ministrat, e kanë quajtur ekzagjerim medial këtë dokument e që nuk ka pasur nevoj të dal fare në media sepse nuk është ashtu siç është paraqitur. Pas sqarimeve, komisioni i ka dhënë mbështetje ministrive për të vazhduar me memorandumin pas ndryshimeve të nevojshme. Drafti parashihte ta transformonte FSK-në edhe me elemente policore
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus