Kryesore » 2011 » Dhjetor » 25 » Nuk kontrollohet tregu i çmimeve
6:18 PM
Nuk kontrollohet tregu i çmimeve
Ngritja e çmimeve në vigjilje të festave të fundvitit është një fenomen, i cili përsëritet çdo vit. Në Kosovë nuk ka ende një mekanizëm të veçantë që e kontrollon ngritjen e çmimeve, por në komunat e Kosovës ka inspektorë të tregut, të cilët merren edhe me këtë çështje.Qytetarët e Kosovës furnizimin me artikuj të ndryshëm për festat e fundvit zakonisht e bëjnë në kryeqytet. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se për të shmangur rritjen e çmimeve, fenomen ky i cili përsëritet sa herë që vijnë festat e fundvitit, Inspektorati i tregut në Komunën e Prishtinës ka intensifikuar aktivitetet."Inspektorët e tregut, të cilët kontrollojnë këto fusha, çdo ditë janë në terren dhe raportojnë për të gjeturat. Shpresojmë se gjatë këtij fundviti tregtarët të tregohen më të kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve”, thotë Gashi.Sipas raportit që posedojmë, vërehet një ngritje e çmimeve në prag të festave të ndryshme.Në bazë të një raportit të Inspektoratit të tregut, në Komunën e Prishtinës, deri më tani vërehet një rritje e lehtë e çmimeve të të gjitha produkteve. Muhamet Gashi thotë se ngritja e çmimeve vërehet në tregje me pakicë dhe në supermarketet e kryeqytetit."Sipas raportit që posedojmë, vërehet një ngritje e çmimeve në prag të festave të ndryshme. Edhe për festat e fundvitit ka ngritje të lehtë të çmimeve krahasuar me çmimet e mëparshme”, konfirmon Gashi.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve kritikojnë autoritetet kosovare për moskrijimin e një mekanizmi të veçantë, i cili do të merrej me kontrollin e tregtarëve, të cilët rrisin çmimet në prag të festave të ndryshme.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se inspektorët e tregut duhet të Nuk ka ndonjë mekanizëm të veçantë që kontrollon çmimet, por ka një mekanizëm që kontrollon respektimin e çmimeve.
jenë këto ditë më shumë në terren dhe t’i monitorojnë tregtarët.
Nuk ka ndonjë mekanizëm të veçantë që kontrollon çmimet, por ka një mekanizëm që kontrollon respektimin e çmimeve.
"Nuk ka ndonjë mekanizëm të veçantë që kontrollon çmimet, por ka një mekanizëm që kontrollon respektimin e çmimeve. Inspektorët e tregut janë ata, të cilët duhet të jenë këto ditë më shumë në terren dhe të shikojnë a po respektohen çmimet në raft dhe çmimet që janë në shitje, apo po respektohet vënia e çmimeve në produkt”, vlerëson Shahini.

Shahini thekson se derisa në të gjitha vendet e botës gjatë festave të fundvitit ka rënie të çmimeve, në Kosovë ndodh e kundërta dhe kjo, siç thotë Shahini, për shkak se bizneset kosovare zakonisht i presin këto festa si mundësi më të mirë për të fituar.

"Kjo nuk është në rregull, kur dihet se xhepi i konsumatorit kosovarë është i varfër, kur dihet se edhe fuqia konsumuese e Kosovës është e vogël dhe kjo duhet të eliminohet”, thekson Shahini.

Ndryshe, përveç ngritjes së çmimeve në prag te festave të fundviti, çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, kanë filluar të ngritën që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë vazhduar pa pasur rënie edhe gjatë këtij viti.

Njohës të çështjeve ekonomike kishin deklaruar se nëse një trend i tillë vazhdon, mundësia e një shpërthimi social është shumë real.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus