Kryesore » 2011 » Maj » 13 » Nuk kalon kërkesa e Serbisë
12:32 PM
Nuk kalon kërkesa e Serbisë
mekanizëm për hetimin e akuzave të Dick Martyt nuk gjeti përkrahjen e Këshillit të Sigurimit. Shtetet perëndimore thanë se EULEX-i është në gjendje të kryejë një hetim të tillë, derisa Rusia mbështeti pa rezervë këtë kërkesë të ministrit serb Vuk Jeremic.

Kërkesa e tij, që për hetimin e raportit të Dick Martyt të themelohet një mekanizëm ad hoc ndërkombëtar, nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të enjten në New York, raporton Express.

Në një debat rreth dy orësh, vendet anëtare me të drejtë vetoje të këtij organi kanë shfaqur qëndrime të kundërta se kush duhet t’i bëjë hetimet rreth akuzave për trafikim të organeve nga ish–pjesëtarë të UÇK-së në vitin1999, të bëra nga ish-senatori zviceran.

Seanca e kryesuar nga Franca ka filluar me fjalimin e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i cili e ka vlerësuar pozitivisht fillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Shefi i UNMIK-ut, po ashtu, e ka quajtur pozitiv faktin që qeveritarët e Kosovës kanë takuar kryenegociatorin serb Borko Stefanovic të enjten, në Prishtinë.

Por, italiani ka thënë se protesta për shkak të vizitës së zyrtarit serb nuk ka qenë aspak pozitive.

Kërkesa për krijimin e një mekanizmi ad hoc për hetimen e akuzave të Martyt është deponuar rreth një muaj më parë në Kombet e Bashkuara nga Serbia. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, në fjalimin e tij ka këmbëngulur që krijimi i një mekanizmi të tillë është i domosdoshëm.

"Në emër të kombit tim thërras Këshillin e Sigurimit që të mbështesë kërkesën tonë që të bëjë hetime gjithëpërfshirëse për pretendimet e trafikimit të organeve të civilëve të pafajshëm serbë. Nuk do të ndalemi e as nuk do të tërhiqemi derisa e vërteta e plotë për atë që ka ndodhur të zbulohet plotësisht”, ka thënë Jeremic.

Kjo është kundërshtuar nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka folur në emër të Kosovës në këtë seancë.

"EULEX-i ka kapacitetet e nevojshme për të bërë ndryshime në Kosovë. Ai ka mundësi ta lartësojë sundimin e ligjit, forcojë luftën kundër korrupsionit, si dhe të hetojë akuzat e ish senatorit zviceran, Dick Marty, për krimet e luftës gjatë konfliktit.

"Qeveria e Kosovës e pranon EULEX-in si një arbitër të pavarur të së drejtës, i cili është në gjendje ta përcaktojë legjitimitetin e akuzave të z.Marty. Ne apelojmë tek të gjitha palët të dorëzojnë tek prokurorët e EULEX-it informatat dhe provat të cilat mund t’i kenë” ka thënë Hoxhaj.

Fjalimi i Hoxhajt ka nxitur një reagim të ambasadorit të Rusisë, Vitalij Churkin, i cili është kujdesur të rikujtojë që ministri i Jashtëm kosovar ka folur në kapacitet personal.

Churkin ka adresuar një vërejtje edhe për sekretariatin e OKB-së, për shkak të shpërndarjes së fjalimit të diplomatit kosovar tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

"Shpresoj që të mos përsëritet më kjo”, ka thënë Churkin. Përfaqësuesi rus ka përkrahur plotësisht propozimin serb që hetimet të mandatohen nga Këshilli i Sigurimit.

Ky qëndrim është kundërshtuar nga përfaqësuesja e SHBA-ve, Rosemary Di Carlo, e cila ka thënë se hetimet duhet të kryhen nga EULEX-i. Ajo ka përgënjeshtruar pohimet se të gjitha krimet e supozuara në Ballkan janë hetuar me mandat të Këshillit të Sigurimit.

Ky konstatim ka nxitur reagimin e Jeremic, duke thënë se në Kosovë ka pasur raste kur janë hetuar figura të UÇK-së e për to është raportuar në OKB. Diplomati serb ka reaguar edhe ndaj fjalimit të Ministrit të Jashtëm, duke thënë se realiteti në Kosovë është ndryshe nga përshkrimi që ka bërë Hoxhaj.

Në fjalën e tij, Hoxhaj ka ritheksuar interesimin e palës kosovare që akuzat në raportin e Martyt të qartësohen sa më parë nëpërmjet hetimit. Ai, po ashtu, ka ritheksuar besimin e palës kosovare ndaj EULEX’it.

Qëndrim të ngjashëm për këtë çështje ka shprehur edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila po ashtu ka përkrahur idenë që EULEX-i të kryejë hetimet. Përfaqësuesi i Gjermanisë, ndërkaq, ka potencuar se EULEX-i posedon të gjitha kompetencat dhe juridiksionin që të zhvillojë këto hetime.

Përfaqësuesi i Portugalisë ka përmendur faktin që EULEX ka filluar hetimet. Ai ka thënë se hetimet të zhvillohen ashtu siç duhet dhe të jenë të hapura
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus