Kryesore » 2011 » Shtator » 23 » “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”
4:13 PM
“Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”
Lëvizja " Bashkohu”, kësaj radhe nuk ka e ka bllokuar rrugën për të protestuar, por ka zgjedhur hapësirat pran institucioneve qendrore, Qeverisë e Kuvendit për të dhënë porosinë e tyre ndaj kërkesave që kanë, për lejimin e shamive, ndërtimin e xhamisë dhe futjen e lëndës fetare në shkolla. Protestës i priu kreu i Lëvizjes "Bashkohu”, Fuad Ramiqi, i cili dha porosi për liderët institucional se ata nuk janë talebanë e as turq, por janë shqiptarë që sipas tij po kërkojnë zbatimin e drejtave të tyre dhe jo diskriminimi. Në tubimi ku ishin pak më shumë se 200 vetë, u prezantua edhe platforma e Lëvizjes "Bashkohu” të cilët than se do të ndjekin çdo hap ligjore deri të përmbushja e kërkesave të tyre.Me këtë rast Ramiqi paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen asnjëherë ato do të vazhdojnë dhe zgjerohen në gjitha qytetet e Kosovës, duke nisur nga java e ardhshme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus