Kryesore » 2012 » Mars » 24 » Norvegji: Kosovari rrezikon veten – shpëton të tjerët (+VIDEO)
6:06 AM
Norvegji: Kosovari rrezikon veten – shpëton të tjerët (+VIDEO)
Ahmet Berisha 42 vjec nga Decani është bërë heroi lokal në Oslo të Norvegjisë duke rrezikuar veten në mbrojtje te jetës së të tjerëve. Berisha u gjet në mes të një aksioni policor që po ndiqte një të ri që sapo kishte kryer një vjedhje të rëndë. Kosovari doli përpara me makinën e tij duke e ndihmuar policinë e cila po shtinte në drejtim të hajnit në lëvizje."Nuk doja që ai të vazhdonte në qendër të qytetit, sepse mund të bënte shumë dëme në njerëz. Meqë kisha frikë se mund të vriste dikë, mendova se është më mirë nëse ndalem dhe e bllokoj me makinën time”, ka thënë Berisha për gazetën Dagbladet.
Personi i dhunshëm e shtyu për një metër me makinë Berishën, por më larg nuk mund të shkonte dhe policia e ndaloi shpejt. Berisha u shpreh i lumtur që askush nuk u lëndua, dhe policia e falënderoi për ndihmën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus