Kryesore » 2012 » Nëntor » 16 » Nju Jork, humb jetën shqiptari në Nju Jork
1:37 PM
Nju Jork, humb jetën shqiptari në Nju Jork
Një djalë 28-vjeçar nga Kosova - i cili jetonte në SHBA ka vdekur të hënën duke gdhirë e marta, pasi makina e tij u përplas fillimisht me mbrojtësen e hekurt - parmakun, anës rrugës në autostradën New York Thruway Statet. Viktima e këtij aksidenti ndaloi dhe doli nga makina e tij - për të parë dëmtimin në momentin që ai u godit fatalisht nga një makinë tjetër - automjetit i cili u ndalua në vendgjarja, tha policia e shtetit.Ndërkohë, menjëherë pas këtij aksidenti policia shtetërore (New York State Police) ka bërë të ditur emrin e viktimës, i cili quhet Nicholas Franush Kçira, banorë i qytezës Road Fletcher - Monsey - në Pennsylvania. Viktima e këtij aksidenti u deklarua i vdekur pas orës 03:37 të, pasmesnatës së hënë duke gdhirë dita e martë.
Sipas hetimeve paraprake mendohet se Kçira si shkak mendohet të ketë qenë një mjegulle të dendur e cila u ka krijuar vështirësi në shikim dhe fillimisht shoferi ka humbur kontrollin, teksa ai drejtonte automjetin Honda Civic dhe ka goditur parmakun - mbrojtësen e hekurt të rrugës.

Kçira, një banor i qytezës Road Fletcher, po udhëtonte së bashku me dy kushërinjtë e tij, teksa ata ktheheshin nga një ndeshje basketbolli. Varrimi do të mbahet në kompleksin e varrezave civile - Porta e qiellit në Hawthorne, New York.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus