Shefja e delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka shpërfillur Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila e obligon atë që të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme mbi rrjedhat e këtij dialogu, sa herë që të ftohet në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore. Më 10 mars është bërë një vit që kur është miratuar kjo rezolutë dhe gjatë këtyre 12 muajve ajo është paraqitur para komisionit funksional vetëm një herë. E ftesa për raportim ka pranuar më shumë se tri. Edhe më keq, ajo është sjellë në raport me Kuvendin si institucion. Sipas gazetës, ndonëse është dashur të raportonte në seancë plenare, ajo se ka bërë asnjëherë këtë gjë. Në pikën 6 të Rezolutës për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë shprehimisht thuhet: "I/e emëruari nga kryeministri udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë do të informojë në baza të rregullta Komisionin për Politikë të Jashtme dhe komisionet e tjera përkatëse të Kuvendit të Kosovës dhe do të raportojë edhe në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës”. Komisioni për Punë të Jashtme ka planifikuar që gjatë marsit ta thërrasë sërish në "bisedë informative”, por ajo nuk ka dhënë shenja se do t’i përgjigjej një ftese të tillë. Shefes së ekipit negociator vendës i është kërkuar që ta marrë me vete edhe tekstin origjinal të marrëveshjes për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale bashkë me përkthimin zyrtar të atij teksti.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus