Kryesore » 2012 » Shtator » 3 » Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci
0:01 AM
Një luftëtar i zhdukur shqiptar identifikohet në Kroaci
Autoritetet kroate zbuluan katër kufoma të varrosura në beton, e njëra prej tyre u identifikua si shqiptar, pjesëmarrës në luftën në Kroaci. Edhe mbetjet e tre personave të tjerë dyshohet se mund të jenë të shqiptarëve, shkruan gazeta Jeta në Kosovë. Tom Kaqinari dhe Esat Çollaku, pjesëmarrës të luftës në Kroaci, po sensibilizojnë familjet të cilat nuk i kanë kërkuar të afërmit e tyre dhe autoritetet e Kosovës.
Autoritetet kroate të mjekësisë ligjore kanë zbuluar në afërsi të Zarës një veturë Renault 4 të mbuluar me beton, ku ishin varrosur katër persona.Pas hulumtimit të tërthortë të mbetjeve mortore, në trupin e një personi është gjetur një librezë ushtarake kroate me emrin e Nesim Haradinajt.Shoqata e Shqiptarëve Mbrojtës të Luftës Atdhetare Kroate ka zbuluar se Haradinaj ishte nga Presheva, ushtar shqiptar në luftën e Kroacisë."Kemi gjetur familjen e tij. Kemi biseduar me vëllanë e tij, i cili për shkaqe sigurie ka kërkuar që trupi i Nesimit të varroset në Gjilan”, tha Esat Çollaku për JNK, transmeton Kosova-Times.

Sipas tij, dyshohet se edhe tre trupat e tjerë të gjetur me Nesimin mund të jenë po ashtu shqiptarë.

Përveç kësaj, Çollaku tregon se kanë informacione nga ushtarët kroatë, të cilët kanë qenë të zënë robër nga ushtria serbe dhe kanë qëndruar në dy llogore, atë të Stajiqevos në afërsi të Zrenjaninit, në Serbi, dhe llogorin e Manjaqës, afër Banja Llukës, për dyshime për shqiptarë të tjerë të zhdukur.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus