Një person i ri është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në afërsi të Hotel Prishtina, pasidte në kryeqytet. Dëshmitarët okularë, kanë thënë për gazetën Express se dy grupe të rinjsh kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit për disa çaste, çka kanë rezultuar me vrasjen e një të riu. Në bazë të hetimeve të para, vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëhershëm mes palëve.Policia ka arrestuar gjithsejt 7 persona duke përfshirë pronarët e rinj të ndërmarrjes "Ramiz Sadiku”, si të dyshuar kryesorë për vrasjen e të riut.Viktima, banues në lagjen Kodra e Trimave, thuhet se fillimisht ka plagosur njërin nga pronarët e kësaj ndërmarrje pasditen e sotshme. Më pas djemtë e pronarit, në afekt, kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar atë në pjesën e majtë të gjoksit, raporton Express.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus