Kryesore » 2012 » Maj » 29 » Nikolic: Jo takim me Thaçin. I dyshuar për krime
10:23 PM
Nikolic: Jo takim me Thaçin. I dyshuar për krime
"Asnje takim me Hashim Thacin dhe ndalje e procesit integrues te Serbise drejt BE, nese kerkohet te hiqet dore nga Kosova”. Keshtu eshte shprehur presidenti i zgjedhur i Serbisë, Tomisllav Nikolic, ne nje prononcim per televizionin Russia Today.Ai ka deklaruar se është nacionalist, por edhe demokrat, që i respekton vlerat evropiane dhe do të kalojë kohë e gjatë, derisa të pranohet nga mediat perëndimore, pasi sipas, tij, për një kohë të gjatë, për të ka pasur shkrime negative.I pyetur nëse është i gatshëm për dialog me Prishtinën dhe kryeministrin e Kosovës, Nikolic tha se do të diskutojë me përfaqësuesit e Prishtinës, por jo me Hashim Thaçin. "Ai është i dyshuar për krime kundër popullit serb”- ka thene Nikolic, i cili u zgjodh president i Serbisë në blotazhin e 20 majit.Një kohë ka qenë në Partinë Radikale të Vojisllav Sheshelit, i cili gjendet në Hagë, ku akuzohet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve të ’90-ta në ish Jugosllavi.
Nikollic njihet për retorikë nacionaliste kundër shtetit të ri kosovar dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe gjatë fushatës zgjedhore, në veri të Mitrovicës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus