Kryesore » 2011»Tetor»30 » Nga e marta starton marrëveshja e lëvizjes së lirë
2:44 AM
Nga e marta starton marrëveshja e lëvizjes së lirë
Nga e marta, shtetasit e Kosovës e Serbisë duhet të jenë në gjendje që të udhëtojnë përtej kufirit të përbashkët, falë një marrëveshjeje të re. Kosova e Serbia pritet të zbatojnë pjesë të një marrëveshje të lëvizjes së lirë të njerëzve më 1 nëntor, raporton KTV. Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të verës të ndërmjetësuara nga BE në Bruksel. Kreu i ekipit të Kosovës në ato bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se mbështetur në marrëveshjen, targat e paligjshme të makinave do të zëvendësohen me targa RKS ose KS. Homologu serb i Tahirit në bisedimet e Brukselit, Borko Stefanoviq, thotë për SE-Times se makinat që mbajnë targat RKS nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi. Zbatimi i pjesës tjetër të marrëveshjes deri më 20 nëntor mund të jetë më shumë sfidues, pasi përfshin çështjet delikate të lëshimit të letërnjoftimit, lejeve të qarkullimit e sigurimit të makinave. Stefanoviq thotë se nëse autoritetet e Kosovës përpiqen të konfiskojnë kartat e identitetit të gjykuara të papranueshme, do të ketë pasoja. Këtë herë kemi diçka që nuk e kishim më parë dhe ky është reciprociteti. Nëse shqiptarët marrin karta identifikimi nga serbët në Kosovë, është e mundshme për pushtetin serb që të marrë kartat e identifikimit të shqiptarëve kur të jenë në Serbi� ka thënë Stefanoviq.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus