Kryesore » 2012»Mars»30 » Nëse mbahen zgjedhjet në Kosovë rrezikohet dialogu
12:58 PM
Nëse mbahen zgjedhjet në Kosovë rrezikohet dialogu
Grupi për Studime Juridike dhe Politike vlerësoi të premten se nëse lejohen të mbahen zgjedhjet serbe në veriun e Kosovës atëherë do të dëmtohet dialogu, duke rrezikuar edhe dështimin e plotë të tij. Në prezantimin e një analize lidhur me zgjedhjet lokale të Serbisë në veri, GSJP thekson se mbajtja ose jo e zgjedhjeve serbe në veriun e Kosovës përbëjnë testin për suksesin ose dështimin e politikës së zgjerimit të BE-së përballë Serbisë. Sipas tyre, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në veri, gjithashtu, do të mundësoj që veriu i Kosovës të shndërrohet në pjesë të agjendës së dialogut. Po ashtu theksojnë se është e dukshme që për BE-në, nëse jo në mënyrë eksplicite, është më i rëndësishëm ruajtja e qeverisë pro-evropiane në Beograd, sesa status quo-ja në veri të Kosovës. "Qeveria e Kosovës, me këtë rast, ka dështuar që të shfrytëzonte dialogun për të detyruar Serbinë, përmes presionit të BE-së, që të mos organizonte zgjedhjet lokale në Kosovë. Qeverisë së Kosovës vazhdon t’i mungoj një sjellje më racionale, afatgjate dhe praktike në rikthimin gradual të autoritetit në veriun e Kosovës”, shprehet ndër të tjera Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus