Kryesore » 2011 » Maj » 7 » Në web faqen Sejdiu ende president
10:58 AM
Në web faqen Sejdiu ende president
Surveimi në web faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës është lehtësisht i manipulueshëm. Nuk ka shumë rubrika dhe informacione, ndërsa edhe në ato pak që janë ka një sërë gabimesh. Në ballinën e web faqes www.president-ksgov.net shfaqet fotografia e Presidentes së re, Atifete Jahjaga. Madje në njërën prej rubrikave në pjesën e majtë është e vendosur edhe biografia e saj. Megjithatë stafi i presidentes dhe zyra për marrëdhënie me publikun, nuk është kujdesur ta plotësoj me informacione të sakta web faqen.

Në pjesën e djathtë, për një shtetas të huaj apo gazetar që dëshiron të marrë informatat bazë për Shtetin e Kosovës, shpejt do të has në informatat e gabuara. Aty thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008, por e huq me presidentin aktual. "Udhëheqësi i shtetit është Presidenti i Republikës. Ai përfaqëson unitetin e shtetit, udhëheq politikën e jashtme dhe është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. President i Republikës së Kosovës është dr.Fatmir Sejdiu, i zgjedhur në këtë post më 10 shkurt 2006, duke e pasuar Presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova" shkruan në seksionin KOSOVA. Kurse më tej po ashtu përmendet se "Zgjedhjet e fundit të përgjithshme janë mbajtur më 17 nëntor 2007, ndërsa zgjedhjet e fundit lokale më 15 nëntor 2009"
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus