Serbët nga takimi në takim. Në Rudare të Zvecanit është mbajtur paradite një mbledhje. Portali Indeksonline mëson se aty kanë marrë pjesë edhe diplomatë rusë, zyrtarë të qeverisë së Serbisë, si Borislav Stafanoviq, Gora Bogdanovic, Oliver Ivanovic, Radenko Nedelkovic, Krstemir Pantic, Dragisha Milovic. Për këtë mbledhje është i informuar edhe KFOR-i, e në të cilën është diskutuar për hapat e mëtejshme të serbëve përkitazi me bllokadat e rrugëve. Po ashtu, mësohet se serbët e Veriut tashmë janë në armatosje e sipër dhe disa të tillë janë vendosur nëpër shtëpi private të pajisur me armë e snajper. Të infiltruar janë pjesëtarë të strukturave paralele dhe të Serbisë. Për bisedimet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryenegociatori serb, Stefanovic ka thënë se "është e pamundur të rifillojnë bisdimet pas asaj që ka ndodhur ditëve të fundit"
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus