Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Në varrimin e nënës së Erdogan edhe Tërnava (+VIDEO)
9:42 PM
Në varrimin e nënës së Erdogan edhe Tërnava (+VIDEO)
Ndërron jetë nëna e kryeministrit Turk Rexhep Tajip Erdoan. Tenzile Erdoan sot përcillet për në udhëtimin e fundit. Pas namazit që do të falet në Xhaminë Fatih të Stambollit, trupi i të ndjerës do të varroset në varrezat Karacaahmet. Në ceremoni marrin pjesë shumë persona të ardhur nga mbarë Turqia dhe jashtë shtetit.Myftiu Naim Tërnava ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të nënës së Kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan.Ai duket të ketë qenë kosovari i vetëm atje, në mesin e shumë liderëve botërorë që shkuan ta ngushëllojnë Kryeministrin e Turqisë.Pas lajmit të vdekjes të së ëmës së kryeministrit turk, shtëpia në Kësëkllë e familjes Erdoan pati një fluks të madh vizitorësh. Edhe Presidenti Abdullah Gyl, pas kontakteve në Ankara ka shkuar në Stamboll ku ka vizituar Kryeministrin Erdoan.
Paria shtetërore e përbërë prej personaliteteve të politikës, biznesit, sportit dhe artit pas lajmit kanë shkuar në shtëpinë e Kryeministrit për ngushëllime.
Edhe presidentja e Brazilit, Dilma Roussef e cila dje kreu kontakte zyrtare në Ankara, në orët e mbrëmjes shkoi në Stamboll.

Stacioni i parë i Presidentes ishte shtëpia e Kryeministrit Erdoan në Kësëkllë.
Nga ana tjetër edhe shumë liderë botërorë e kanë marrë në telefon Kryeministrin Erdoan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, Kryetari i Shtetit të Palestinës Mahmud Abbas, dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut Dervish Erollu, ishin ndër ata që ndanë hidhërimin me Kryeministrin Erdoan.
Kurse Kryetari i Shtetit të Sirisë Beshar Esad, Kryetari i Federatës së Rusisë Medevev, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev dhe shumë liderë të tjerë i kanë dërguar Kryeministrit Erdoan mesazhe ngushëllimi.

Erdogan: Vlerën e buqetave me lule, ia dhuroni shoqatave bamirës
Kryeministri turk Rexhep Erdogan, u ka kërkuar të gjithë personave që shkojnë për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, që mos i dërgojnë buqeta dhe kurora me lule, por vlerën e tyre t’ia dhurojnë shoqatave bamirëse në vend.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga zyra për informim pranë kryeministrisë, u kërkoi të gjithë personave që duan ta ngushëllojnë, që mos i dërgojnë kurora me lule dhe buqeta as një shtëpi dhe as në rezidencën e tij. Ai u kërkoi që vlerën monetare të kurorave dhe buqetave, t’ia dhurojnë vakfit për arsim dhe shërbim të të rinjve (ISEGEV).

Kjo deklaratë u prit ngrohtësisht dhe me admirim të madh nga mediat e ndryshme turke.

Bu video Adobe Flash Player'ın son sürümünü gerektirmektedir.

Adobe Flash Player'ın son sürümünü indirin.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus