Kryesore » 2012 » Maj » 14 » “Në qershor, aktakuzë për Azem Sylën e Ekrem Jasharin”
1:21 PM
“Në qershor, aktakuzë për Azem Sylën e Ekrem Jasharin”
Seriali i të vetë-shpallurit Agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca duket se do ti ketë katër pjesë.Derisa pjesa dytë, që është e njohur si "Blllaca 2” veç është në proces gjyqësor, "Bllaca 3” do të ketë për shënjestër vetë Bllacën, për deniooncimin që i bëri vetës si dorases i Ibush Kllokoqit.Por, sipas Bllacës, më "interesantja” do të jetë seria e fundit e këtij procesi. Derisa vetë Bllaca pret që të dënohet për vrasjen e Ibush Kllokoqit, në "Bllaca 3”, në pjesën e fundit shpreson që do ta qoj prapa grilave Shefin e shtabit të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla dhe Ekrem Jasharin."Për procesin "Bllaca 3 unë do të jap llogari për rolin që kam luajtur në vrasjen e Kllokoiqit, d.m.th. do të jap llogari për 10-15 minuta që ia kam kushtuar Kllokoqit nga unë, e që ka të bëjë prej nisjes nga pika e Hotel "Viktoria”, ku është sot, e deri te darka në Qafë, pas vrasjes me 6 gusht 1999”, thotë Bllaca në një prononcim për "Bota Sot”
Ai deklaron se e di që Azem Syla, të "Bllaca 4” do të akuzohet së paku për për urdhër-dhënie e krim të organizuar, dhe në këto pika është bashkë me Ekrem Jasharin, por e shmang Kadri Veslein.
"Provat e mia shkojnë drejt Azem Syles, jo drejt Kadri Veselit. Ne jemi te gatshëm të dëshmojmë kundër Azem Syles”, thotë Bllaca.

I pyetur edhe për të vetë-shpallurin atentator të dështuar të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Bllaca ka than se nuk e njeh.
"Nuk e kam njohur as kurrë nuk kam dëgjuar për Agim Hotin. Mua po me vjen mirë që ajo thënia ime e 29 nëntorit 2009 se "ka dëshmitar dhe do te flasin”.
"E ndijë vetën krenar sepse gjerat pas daljes sime kanë ndryshuar rrënjësish në raport me denoncimin e krimeve të paslufte, pavarësisht se sa do te dënohem unë. Do të jem i gatshëm edhe nga burgu ti shty proceset përpara”, shprehet Bllaca.
Ai thotë se pret që aktakuza për "bllaca 4” , ku janë të implikuar Azem Syla e Ekrem Jashari do të publikohet në qershor të këtij viti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus