Kryesore » 2012»Maj»4 » Në maj procedohet projektligji për konfiskimin e pasurisë
6:19 PM
Në maj procedohet projektligji për konfiskimin e pasurisë
Zëvendëskryeministri e njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka deklaruar se projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, do të procedohet në qeveri brenda këtij muaji .Kuçi ka thënë se për këtë projektligj Ministria e Drejtësisë ka koordinuar aktivitetet me të gjithë akterët përfshirë ata nga shoqëria civile, nga EULEX-i, nga Komisioni Evropian, Ambasada Amerikane, dhe se shumë shpejtë do të jetë gati për procedim të mëtutjeshëm.Këto komente ai i ak bërë në takimin e radhës së Këshillit Ndërministrorë për Integrime Evropiane. Ai ka thënë po ashtu se Zyra e Kryeministrit ka vazhduar angazhimin edhe në hartimit të strategjisë për të drejtat pronësore, ka përcaktuar objektivat kryesore dhe ka paraparë aktivitete që dalin për administrimin e këtyre objektivave."Pasuria e fituar me vepër penale përcaktohet me aktgjykim me të cilin personi i autorizuar do të shpallet fajtorë dhe me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe dukurive negative është paraparë që kapacitetet njerëzore të ngritën në institucione që merren me këtë lami dhe shuma e marrë në këtë formë 20% e pasurisë se konfiskuar, do të ndahet për financimin e ngritjes se kapaciteteve në punën e sistemit gjyqësor prokurorial dhe në Agjencinë për Sekuestrimin e Pasurisë së Konfiskuar”, ak thënë Kuçi
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus