Studiuesi dhe ish kreu i SHIISH Irakli Koçollari ka deklaruar se nga 10 milionë që ka Greqia, 3 milionë janë arvanitas.Ai këtë e ka theksuar në emisionin "Intervista nga Roland Qafoku” në Planet TV në Tiranë. Koçollari e mbështeti këtë në një studim te tij që në vitin 1980 e deri më sot, që është kurorëzuar me librin "Arvanitasit”. Ai më tej ka treguar se janë disa nga historianët grek që e pranojnë këtë. "Ndërkohë që shifra mbështetet jo vetëm në arkivat greke por edhe turke, venedikase e spanjolle. Arvanitasit janë shqiptarë të Mesjetës që emigruan në Greqi në periudha të ndryshme që nisin që nga viti 1300e deri në fund të shekullit”, ka theksuar studiuesi, Irakli Koçollari.Ndërkohë, që në Greqi janë duke jetuar tashmë edhe afër 800 mijë shqiptarë që kanë shkuar të punojnë pas tranzicionit. Dhe po ashtu një komunitet shqiptarësh jetojnë të njohur si çam, kryesisht ortodoks, por janë disa dhjetëra mijëra. Kur përllogariten të gjithë del se jetojnë afër 4 milionë shqiptarë në Greqi
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus