Kryesore » 2012»Shkurt»3 » Ndihmat ruse për serbët vazhdojnë të qëndrojnë në depo
7:03 PM
Ndihmat ruse për serbët vazhdojnë të qëndrojnë në depo
Ndihmat humanitare të dërguara nga presidenti rus Dmitry Medvedev për serbët, sipas tij të rrezikuar, të Kosovës kanë mbetur pa u shpërndarë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave 27 kamionët me ndihma të dërguar nga Rusia kanë mbetur në depot e Kryqit të Kuq në Zvecan. Kjo pasi sipas burimeve mediatike, nuk dihet se kujt duhet t’i shpërndahen këto ndihma, të cilat kanë arritur vetëm tek 2 mijë nga 8 mijë serbë "të rrezikuar” në komunat Mitrovicë, Zvecan, Leposavic e Zubin Potok. Burime nga ambasada ruse në Beograd kanë deklaruar se ndihma e vendit të tyre u është dedikuar të gjithë banorëve të rrezikuar, pa dallim nëse jetojnë në veri apo në jug të Kosovës. "Kryqi i Kuq është ngarkuar me detyrën e përgatitjes së listës së personave që kanë më shumë nevojë për ndihma dhe që të shmangë abuzimet”, kanë deklaruar burimet diplomatike.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus