Në pjesën veriore të Kosovës mëngjesin e së hënës janë dërguar ndihma ruse në ushqime dhe materiale të tjera për serbët. Një autokolonë automjetesh e ngarkuar me 284 ton ndihmë humanitare, ishte nisur pak ditë më parë nga Rusia, për t`iu ardhur në ndihmë serbëve që qëndrojnë tek barikadat në veriun e Kosovës.Ndihmat përbëhen nga ushqime, agregate për energji dhe ngrohje, mbulesa, materiale shtëpiake dhe produkte të tjerë që mund të perdoren për kampingje. Ndihma ruse ka ardhur pas kërkesave të serbëve të veriut se ata dëshirojnë përkujdesjen e shtetit rus dhe shtetësinë e këtij vendi. Autoritetet ruse theksuan se nuk mund të ofrojnë shtetësi, por ndihma humanitare. Pak ditë më parë u deklarua se në very janë të vendosura mbi 20 barikada. Serbët po mbajnë pezull situatën në terren, me arsyetimet për mediat serbe se nuk janë në dijeni lidhur me atë se çfarë përmban marrëveshja e arritur midis Prishtinës dhe Beograd për sigurimin e integruar të kufirit. Një pjesë e veprimeve të barrikaduesve janë të ndërlidhur dhe nën kontrollin e partive ultranacionaliste serbe, të cilët janë kundër heqjes së barrikadave
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus