Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin, Ivo Banac ka thënë se me çështjet e pazgjidhura në Ballkan nuk duhet të merret vetëm diplomacia evropiane, meqë ajo ka dëshmuar se po e përdor politikën e zbutjes së faktorëve që kanë krijuar "situatën kaotike në Ballkan”. Në një intervistë për Evropën e Lirë, ligjëruesi në Universitetin Yale ka theksuar se ndarja duhet të përjashtohet dhe ajo është një shenjë për përmasat e mosdorëzimit të autoriteteve serbe, lidhur me një varg skenarësh që janë të dëmshëm, jo vetëm për të ardhmen e Kosovës, por për tërë rajonin e Ballkanit.
"Po qe se bashkësia ndërkombëtare pranon çfarëdolloj ndarjeje të Kosovës, do të hapej Kutia e Pandorës, do të kishte ndikim të menjëhershëm mbi Bosnjën dhe do të hidhej një hap drejt më shumë telasheve në Ballkan - e ndoshta edhe drejt luftës”, ka thënë Banac.
Sipas tij, ka një tendencë të rrezikshme për të imagjinuar se Kosova do të ishte më e sigurt nëse nuk do ta kishte problemin me veriun.
"Pra, mendohet që ajo pjesë të shkëmbehet ndoshta me disa zona të Serbisë, e ndoshta me ndonjë marrëveshje më të qëndrueshme me Serbinë. Mendoj se kjo nuk duhet të bëhet, sepse, pos tjerash, do të mund ta delegjitimonte deri në një masë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Banac.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus