Tiranë - Aleanca Kuq e Zi reagoi sot pas deklaratës së ish-koordinatori të
Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, i cili në një
prononcim për KTV-në, tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin bisedimet për
ndarjen.
"Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje pazaresh. Mbështesim projektin amerikan për
Kosovën”, thuhet në reagimin e Aleancës."Propozimi i Busek nuk është
konstruktiv për rajonin. Prioritet duhet të jetë stabiliteti në rajon. Shkëmbimi
i territoreve nuk siguron stabilitet ”, thekson AK.Pos ndarjes, Busek
përmendi edhe shkëmbimin e territoreve. Sipas tij për një zgjidhje më të
qëndrueshme në Ballkan Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, e veriu i
Kosovës Serbisë. "Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e
mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka thënë Busek
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus