Kryesore » 2013 » Mars » 17 » Ndarja e Kosovës, "absolutisht e papranueshme"
3:49 PM
Ndarja e Kosovës, "absolutisht e papranueshme"
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka thënë se "ngrirja” e çështjes së Kosovës do të izolonte Serbinë dhe ekonominë e saj."Marrëdhëniet e parregulluara të Serbisë dhe Kosovës do të bllokonin integrimet evropiane, por, mbi të gjitha, do të vinin flamurin e kuq para syve të investitorëve të huaj në Serbi”, ka thënë Kacin për mediat serbe.Sipas tij, asnjë bllok nuk dëshiron "të importojë jostabilitet”, përfshirë këtu "edhe Bashkimin Evropian."Për këtë janë të vetëdijshëm pothuajse të gjithë liderët serbë dhe kosovarë, andaj besoj se nuk do të vijë deri te ‘ngrirja’”, ka thënë Kacin.Ai po ashtu ka theksuar se Plani Ahtisaari ofron një bazë të shkëlqyer për zhvillimin e Kosovës dhe të drejtat e pakicave.

Kacin ka përsëritur se është "absolutisht e papranueshme” ndarja e Kosovës, sepse një gjë e tillë "do të hapte kutitë e Pandorës për kërkesa të reja për ndarje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.

"Kosova është përcaktuar si tërësi politike, gjeografike, historike dhe ekonomike… Kosova mund dhe duhet të jetë shoqëri multietnike, multikulturore dhe multifetare”, ka thënë Kacin.

Prishtina dhe Beogradi janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeminstrash për normalizimin e marrëdhënieve. Aktualisht palët kanë mospajtime për formimin e një asociacioni të komunave serbe në Kosovë, për të cilin Beogradi kërkon përgjegjësi ekzekutive, ndërsa Prishtina kundërshton.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus