Kryesore » 2012»Maj»27 » NATO vret familjen me tetë anëtarë të Afganistan
2:06 PM
NATO vret familjen me tetë anëtarë të Afganistan
Autoritetet lokale në Afganistan thonë se sulmet e NATO-s kanë vrarë tetë anëtarë të një familjeje në lindje të vendit. "Sulmet në fshatin Suri Khail të qarkut Paktia kanë vrarë burrin, gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre”, ka thënë zëdhënësi i provincës, Rohullag Sam.Forca e NATO-s tha se është në dijeni për raportet dhe se po heton ngjarjen.Kombet e Bashkuara thonë se rreth 8 në 10 vdekje civile në Afganistan janë rezultat i sulmeve të talibanëve ose të militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën.Por, vdekjet e civilëve, të shkaktuara nga NATO-ja, vazhdojnë të jenë irrutuese në marrëdhëniet e presidentit afgan, Hamid Karzai, me trupat e huaja në Afganistan.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus