Kryesore » 2012 » Nëntor » 15 » Natali Velijaj: 1.4 milionë janë dhënë mitë
10:40 AM
Natali Velijaj: 1.4 milionë janë dhënë mitë
Shtetasja gjermane, Natali Velijaj, ka kërkuar të mërkurën mbrojtje për të treguar se ku i ka transferuar 1.4 milionë euro. Ajo nuk ka hezituar që para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të thotë se këto para janë dhënë ryshfet dhe janë transferuar në llogari të ndryshme bankare. Por për të zbuluar, siç ka thënë ajo, krimin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, së pari duhet t’i krijohet mbrojtje dhe t’i ofrohet statusi i "dëshmitares bashkëpunuese”. 
"Paratë i kam dhënë mitë, por pa më dhënë mbrojtje për jetën nuk mund të tregoj se kujt ia kam dhënë”, ka thënë ajo para gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva, i cili bazuar në kërkesën e prokurorit Pascal Persoons i ka caktuar 30 ditë paraburgim asaj. Dy të dyshuarve tjerë si bashkëkryerës, vëllezërve Fisnik e Betim Blakaj, ky gjyqtar ndërkaq u ka caktuar nga 30 ditë arrest shtëpiak.Gjerësisht për rrjedhat e marrjes në pyetje dhe për përgjigjet e Natali Velijajt në procedurën paraprake gjyqësore lidhur me këto para të MPB-së, lexoni sot në Koha Ditore. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus