Kryesore » 2012»Nëntor»20 » Natali Velija thotë se ryshfetin e dha me urdhër të austriakëve
10:56 AM
Natali Velija thotë se ryshfetin e dha me urdhër të austriakëve
Natali Velija ka implikuar kompaninë shtetërore austriake OeSD në skandalin e pasaportave. Shtetasja gjermane ka thënë se nuk ka bërë asgjë më shumë se zbatimin e urdhrave të austriakëve për dhënien e parave ryshfet për zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Urdhrin ka deklaruar se e ka me shkrim duke shprehur gatishmërinë që të gjitha dëshmitë, përfshirë transaksionet i ka të mbuluara me dokumente. "Një pjesë të shumës (1.4 milionë euro v.j.) së këtyre të hollave ia kam dhënë disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme me urdhër të shtypshkronjës austriake e cila ka bërë shtypjen e pasaportave të Republikës së Kosovës”, ka thënë Velija para gjyqtarit të procedurës paraprake, javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ajo ka refuzuar të tregonte se kujt ia ka dhënë ato me arsyetimin se mund t’i rrezikohet jeta. Në dëshminë që ka dhënë para gjyqtarit dhe prokurorit, kopje të të cilave ka siguruar "Koha Ditore”, Velija ka thënë se në llogarinë e saj, Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar 3.822.366,43 euro. Ajo ka thënë se me një pjesë të tyre ka paguar doganën dhe TVSH-në. Tenderi i përgjithshëm është 14 milionë euro. Rreth 10 për qind të tenderit besohet se është dhënë për ryshfet në këmbim të kontratës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus