Kryesore » 2011 » Shtator » 18 » Nata e qetë, rrugët ende të bllokuara
12:49 PM
Nata e qetë, rrugët ende të bllokuara
Situata në pjesën veriore gjatë natës ka qenë ë qetë, por rrugët atje vazhdojnë të mbetet të bllokuara. Ndërkohë që një numër i serbëve edhe natën e mbrëmshme e kanë kaluar pranë barrikadave, sidomos në Rudare afër Zveqanit dhe në fshatin Zupç që ndodhet në drejtim të pikës kufitarë Bërnjak. Gjatë natën është vërejtur prezencë e shtuar e forcave të KFOR-it, të cilët kanë qarkulluar me automjetet e tyre edhe në veri. 
Situatë e ngjashme dhe e qetë mbretëron edhe në pjesën jugore në Mitrovicë, ndërsa mbi urën kryesore ndodhën pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë polak të KFOR-it. Ndryshe që nga 16 shtatori herë pas here në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri, por nuk ka pasur ndonjë incident prej atyre të shtënave. Serbët qysh të premten në mëngjes kanë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në drejtim të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri, ku janë vendosur doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, të cilët janë dërguar atje me helikopterë të KFOR-it.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus