Presidenca kosovare ka heshtur gjatë të shtunës karshi interesimit të medias ta komentoj vizitën e paparalajmëruar të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Maqedoni. Stafi i Presidentes ka pritur mbrëmjen e të shtunës të lëshoj një sqarim, ku thuhet se "Presidentja ishte për vizitë private në Maqedoni, dhe zyrtarët e BDI-së i ka takuar krejt rastësisht". Nxitimi për ta postuar sa më shpejt, i ka kushtuar stafit me përvjedhjen e një gabimi tjetër, kur përmendet 20 Qeshori, si data e vizitës në Maqedoni. "Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, më 20 qershor 2011, në orët e pasdites, bëri një vizitë private në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast qëndroi në një lokal në Tetovë, si dhe bëri një shetitje në këtë qytet" thuhet në komunikatën e postuar në ëeb faqen e presidencës. Gabimi ka qëndruar disa orë, për tu përmirësuar sërish nga stafi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus