Kryesore » 2011»Maj»26 » Mustafa: Prezenca evropiane në Kosovë të jetë efektive
3:13 PM
Mustafa: Prezenca evropiane në Kosovë të jetë efektive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u takua me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini. Mustafa theksoi se është me rëndësi që prezenca evropiane të jetë efektive dhe e suksesshme. Në njoftimin për media të LDK-së thuhet se në këtë takim u bisedua edhe për sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe për bashkëpunimin në mes LDK-së dhe prezencës evropiane në Kosovë. Gentili citohet të ketë thënë se BE-ja është e interesuar të ketë prezencë të fuqishme në Kosovë, ndërsa Mustafa, duke rikonfirmuara gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të mëtejmë me praninë e BE-së në Kosovës, tha se është me rëndësi që prezenca evropiane të jetë efektive dhe e suksesshme.
Në këtë kontekst, ai kërkoi që prania e BE-së në Kosovë të merret më konkretisht edhe me sfidat në veri.
"Kosova ka sprova të mëdha para vetes që lidhen me zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe procesin e shtetndërtimit. Për këtë arsye, Kosovës i duhen institucione të përgjegjshme, të cilat duhet të tregojnë vullnet për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dy dukuri që po ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës”, theksoi Mustafa.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Mustafa theksoi se nga ky dialog, Kosova duhet t’i dijë rezultatet konkrete sa i përket rrugës së saj evropiane.
Ndërsa, lidhur me praninë e EULEX-it në Kosovë, Mustafa tha se pritjet e qytetarëve të Kosovës nga EULEX-i kanë qenë të mëdha. Prandaj, nëse vendoset ligjshmëria në veri, e sidomos kthimi i gjykatave atje, kjo do të ndikonte në rritjen e mirëbesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës ndaj EULEX-it
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus