Kryesore » 2012 » Qershor » 13 » Murat Jashari: Më ndihmoni të mbijetojë, t’ua rrëfej të vërtetën
2:37 PM
Murat Jashari: Më ndihmoni të mbijetojë, t’ua rrëfej të vërtetën
Murat Jashari, vëllai i komandantit dëshmor, Ismet Jashari "Kumanova” nëpërmjet një letre dërguar "Bota sot”, bën thirrje që mërgimtarët shqiptarë ta ndihmojnë të mbijetojë, dhe kështu t’ia arrijë ta përmbush qëllimin, për të rrëfyer shumë të vërteta që di.Më poshtë është deklarata e plotë e Murat Jasharit.
I bleva dy paqeta cigare dhe akoma nuk kam arritur ende në banesë.Më mbetën gjithsejtë edhe 10 fr. zviceriane.O mik si vëlla e mike si motër!Për të gjithë emrat që i kam apostrofuar në letrën e parë shënime-kujtime-testament! si të kem «ymër» do të shkruaj edhe më fortë, me fakte e argumente!Po, po do të shkruaj edhe për ish-komunistët e LKJ-së, që tani janë në Qeveri e Parlament dhe në bashkëqeverisje!

Do të shkruaj edhe për adalet titistët!

Do të shkruaj edhe për spiunët!

Nga rinia dhe populli i imë, të hapësirës shqiptare dhe Mërgata, kërkoj që të më mbështesni materialisht për mbijetesë!

Vetëm rinisë së artë dhe opingës së popullit tim i drejtohem që të më ndihmojë!

I betuar si i ri dhe i përbetuar, vetëm për popull e Atdhe!

Për të gjithë donatorët, me emër e mbiemër, me adresë të përhershëm dhe në Mërgatë, kur ka dhënë, sa ka dhënë, do ti bëjë publike, në një konference që do ta organizojë me gazetarë dhe do ti bëjë publike në TV e mjetet tjera informative, të shkruara dhe elektronike, në Prizren më 10 Qershor 2013!

PS. Ju lutem juve të mediave, portaleve dhe gazetave, që mos të lakohet e shfrytëzohet emri i im për interesa të ngjyrave politike!

Fribourg-Zvicër
12, Qershor 2012

Murat Jashari
BACA
Orizare-Kumanovë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus