MUP-i serb vepron këmbëkryq në Kosovë. Skandali bëhet i qartë nëpërmjet një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo ministri njofton arrestimin e më shumë se 20 zyrtarëve policorë që kanë shitur pasaporta biometrike për shqiptarët e Kosovës. I pari në listë, turpshëm, është një shqiptar.
Lulzim Neziri, i lindur në vitin 1960 paraqitet si zyrtar policor i MUP-it në Prishtinë. Arrestimer janë realizuar në Nish. Neziri ishte organizator i tregëtisë së pasaportave që nga fundi i 2009-s e deri në tetor 2010. Ai kishte një grup nëpërmjet të cilit organizonte dhënien e pasaportave në mënyrë ilegale për shqiptarët e Kosovës. Nga ta merrte paratë dhe dhuratat.
Shqiptarëve u shkruheshin vendbanime të rrejshme në Serbi, në mënyrë që të plotësonin kushtet për të marrë pasaportën. Për një të tillë ata paguanin nga 1000 deri në 5000 Euro, dhe këtë e bënin për të dalë pa viza në shtetet e BE-së
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus