Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Mulliqaj:”Buzhala po thot ,Lushtaku qysh na rreh neve ju rreh edhe juve (+VIDEO)
0:55 AM
Mulliqaj:”Buzhala po thot ,Lushtaku qysh na rreh neve ju rreh edhe juve (+VIDEO)
Debati i sotëm në "Rubikon” të KTV-së është karakterizuar me ashpërsim të gjuhës ndërmjet Berat Buzhalës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje.
Molliqaj në një moment i ka thënë Buzhalës se babai i tij është kidnapuar dhe arrestuar nga UÇK-ja.
Kjo deklaratë e tij ka bërë që Buzhala të "nxehet”, duke i thënë atij se po i ndihmon prokurorit serb, Bruno Vekaric, për të ngritur akuza kundër UÇK-së.
"Pyete fshatin tim për këtë. Ju duke folur kështu, njerëzit po shkojnë në Hagë”, është përgjigjur Buzhala."Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, dosjen në Hagë ua ka dërguar Kadri Veseli”, ia ka kthyer Molliqaj."Mua më është vrarë gjyshi e gjyshja në luftë. Ndërsa Glauk Konjfca i ka humbur vetëm pulat. E, Visar Ymeri ka kërcyer me këngë të Goran Bregovicit dhe ka flirtuar me motrat serbe”, ka thënë Buzhala.

"Nëna ime iu ka bërë bukë UÇK-së, e jotja nashta serbëve”, i ka thënë Buzhala Molliqajt.

"Shuj, shuj, se krejt e dimë kush je ti”, ia ka kthyer më tutje Molliqaj.

Ndryshe, në "Zonën e Debatit” në "Klan Kosova”, në lidhje me akuzën se babai i tij është arrestuar nga UÇK, Buzhala ka thënë: "Pas deklaratës së Glauk Konjufcës se babin tim UÇK-ja gjatë luftës e ka shtirë në bunarë, EULEX ka ardhur të pyes në familjen time për këtë rast dhe ne natyrisht se e kemi mohuar një gjë të tillë, pasi që nuk ka ndodh”, është shprehur Buzhala.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus