Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Mujota vazhdon me shkelje
11:06 AM
Mujota vazhdon me shkelje
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota po i nxjerr punë vazhdimisht OSHP’së duke bërë shkelje gati në të gjithë tenderët e saj. Shkelja e fundit e kësaj ministrie, sipas OSHP’së, është shkëputja e kontratave para kohe të nëntë kompanive për mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve. Pos që ua shkëputi kontratën, edhe e shpalli tinëz tenderin tjetër për po të njëjtën punëMinistria e Infrastrukturës i ka vazhduar shkeljet në mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve. Kësaj here, nëntë kompanive, me të cilat kishte lidhur kontratë për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve, vendosi që t’ua shkëpusë kontratatë para afatit. Bashkë më shkëputjen e njëanshme të kontratave, kjo ministri e bëri tinëz edhe njoftimin për një tender të ri për këtë punë. Shkëputja e kontratave njëanshëm, pa asnjë bazë ligjore e njoftimi tinëz për një aktivitet të ri të prokurimit, për gjykatën e tenderëve ishin shkelje e Ligjit të Prokurimit Publik.

Për këtë arsye, Organi Shqyrtues i Prokurimit, në një vendim të vetin, të cilin e ka siguruar Express, e ka urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës që të anulojë vendimin për shkëputje të kontratave me nëntë kompanitë dhe të mos bëjë shpenzime enorme të parasë publike duke kërkuar kompani të tjera për këtë punë.

"Ministria e Infrastrukturës nuk ka respektuar asnjë nga pikat e Nenit 19 të kushteve të përgjithshme të kontratës me rastin e shkëputjes së kontratës operatorëve ekonomikë, në të cilin nen në mënyrë recidive ceket se kur një autoritet kontraktues mund të ndërpresë kontratën një kontraktori në mënyrë të njëanshme”, thuhet në vendimin e OSHP’së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus