Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » Mujota e pranon se ka kriminalitet në ministrinë që drejton
12:38 PM
Mujota e pranon se ka kriminalitet në ministrinë që drejton
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, e ka pranuar se në ministrinë që drejton vepron një grup kriminal, i cili pajis shoferët me patentë në këmbim të parave. Mujota, i cili i kishte besuar shtypjen e testeve vëllait të gruas së tij, Armend Ademit, ka mohuar se kundër tij po zhvillohen hetime. "Po e them publikisht se edhe tash mund të thuhet se ka keqpërdorime për këtë nivel, përgjegjëse do të jenë sigurisht organet e hetuesisë të cilat bëjnë punën e tyre”, ka thënë të enjten Mujota, në një prononcim për KTV-në. Ministri i Infrastrukturës ka pohuar se për më shumë se dhjet vjet në sektorin e patentë shoferëve ka pasur keqpërdorime dhe shpërdorim detyrash."Duke mos dashur ta adresojë tash në nivele dhe strukturat e njerëzve që kanë bërë këto lëshime, por ajo që mund të thuhet në këto momente se ka spekulime për hetime për Ministrinë e Infrastrukturës janë përpjekje për të tërhequr vëmendjen në një adresë tjetër që të mos vazhdojnë hetimet në adresën e duhur aty ku ndodhën lëshimet”, ka thënë ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus