Kryetari i komunës Rrethinë të Shkodrës, Kleves Muja, i cili u plagos rëndë në ambientet e burgut, ishte dënuar në Itali si pjesë e një grupi të drejtuar nga anëtarë serbë dhe malazezë të ish paramilitarëve "Tigrat e Arkanit”. Kleves Muja ishte është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, në kuadër të operacionit "Shah Mat” i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali dhe i shtrirë në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri. Tri ditë pas arrestimit të bujshëm, kryetari i komunës Rrethine u plagos rëndë, duke u qëlluar me kaçavidë në ambientet e paraburgimit të burgut të Lezhës, nga një tjetër i burgosur, Xheladin Kruja. Avokati i Mujës Ardian Visha, në një prononcim për Shqiptarja.com e konsideron aktin një atentat mafioz të porositur.Pas plagosjes Muja është transportuar në spital Ushtarak në gjëndje të pavetëdishme dhe në rrezik për jetën dhe i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal në kokë. Shqiptarja.com shkruan se deri në mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në gjendje "koma” ndërsa mjekët që e kanë patur nën vëzhgim të pandërprerë u shprehën se ende nuk kishte garanci të plota për një përgjigje pozitive lidhur me rikuperimin e tij.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus