Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » Muja-Kurtit: Je antiamerikan
1:28 PM
Muja-Kurtit: Je antiamerikan
Deputeti i PDK-së, Shaip Muja dhe ai i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca janë përfshirë në një konflikt verbal në seancën e Kuvendit të Kosovës të premten, duke drejtuar akuza ndaj njëri-tjetrit.E gjitha ka nisur kur deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur për SHBA-në si një demokraci e zhvilluar me ushtri të zhvilluar, derisa diskutoi për propozim-vendimin për zbarkimin e FSK-së. Fjalët e Kurtit për SHBA-në, deputeti Muja ka thënë se i sheh të rëndësishme, për faktin se sipas tij, Kurti më herët i ka quajtur amerikanët okupatorë të Kosovës. Në mbrojtje të Kurtit pastaj ka dalë deputeti Konjufca.
 Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka thënë se Albin Kurti më herët i ka quajtur okupatore Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse tani po e mirëpret mbështetjet e tyre për FSK-në.
"Avokat” i Kurtit, në këtë rast është bërë deputeti Glauk Konjufca, i cili ka thënë se janë deputetët e PDK-së ata që po i bëjnë lajka Amerikës për t’i fshehur krimet e tyre, përderisa e ka apostrofuar me emër deputetin Shaip Muja, duke thënë se ka keqpërdorë paratë publike për çka, sipas tij, edhe është duke u hetuar.

Më tej Muja në replikën e tij ka thënë se nuk e fajësoi asgjë Kurtin, por përkundrazi e mori për shembull të mirë, ndërkohë që për t’i arsyetuar ato që tha më herët, i rekomandoi Konjufcës që të lexojë një gazetë gjermane.

"Për sqarim, zoti Konjufca duhet ta sheh një gazetë gjermane ku Kurti thotë se ‘ne e kemi shndërruar Kosovën në koloni të SHBA-ve’. E shprehin qartë antiamerikanizmin e tyre dhe sot mundohen të konvertohen, sepse i dinë gabimet që i kanë bërë”, ka thënë Muja.

Edhe për akuzat për krimet, Muja i ka thënë se Konjufcës se mund të vazhdojë të merret me shpifje, sikur që janë marrë dhe kanë përkrahur shpifjet e Dick Martit.

Sipas Mujës, Vetëvendosja është shndërruar në një parti e cila po e humbë identitetin dhe nuk po di të akomodohet në institucionet e Kosovës.

Nga ana tjetër, Konjufca në kundër replikën e tij, i ka kërkuar deputetit Muja që të mos shërbehet nga propaganda serbe.

Ai ka thënë se Muja flet për demokracinë e SHBA-së kur vetë po hetohet që në mënyrë indirekte po i vjedh paratë e buxhetit të Kosovës, sepse, sipas Konjufcës, ai po hetohet për RTK-në, se si në mënyrë artificiale e ka krijuar emisionin për t’ia vjedhë paratë publike buxhetit të Kosovës. Në një shtet normal, sipas Konjufcës, një njeri i tillë, nuk do të mund të ishte deputet. /Express/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus