Kryesore » 2011 » Maj » 6 » Moisiu: Kosova është krahinë e Shqipërisë
0:57 AM
Moisiu: Kosova është krahinë e Shqipërisë
sh-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, ka vizituar komunën e Skënderajt dhe ka bërë homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të Jasharëve të tjerë. Homazhe kanë bërë edhe shoqatat e dala nga lufta dhe drejtures të komunave Skënderaj dhe Drenas.

Ish-presidenti Moisiu tha, se çmon lart kontributin e familjes Jashari, e cila bëri një sakrificë të madhe për lirinë e Kosovës. "Pa këtë sakrificë dhe këtë gjak, nuk mund të arrish këto ditë që ka arritur Kosova. Liria nuk dhurohet, ajo fitohet dhe ajo paguhet me gjak. Për fat të keq shqiptarëve të Kosovës u ka takuar një fat i rëndë, gati një shekull kanë luftuar me pushtuesin serb, që nga vitet e para të pushtimit e derisa u çlirua. Megjithatë, duhet thënë që rreziqet nuk janë ato që kanë qenë, por rreziqet nuk janë zhdukur”, ka thënë Moisiu.

Ai ka ripërsëritur se Kosova është krahinë e Shqipërisë. "Kështu ka qenë, nuk është se po e shpik unë. Ky është një realitet. Nuk duhet të kemi frikë dhe nuk duhet të druhemi që ta themi, sepse kjo është një e vërtetë historike”, tha Moisiu, njofton Zëri.

Ndërsa Muharrem Xhemajli, kryetari i OVL-së, përkujtoi se 5 Maji është Ditë e Dëshmorëve të Kombit, duke përsëritur kërkesat që edhe Kosova ta ketë një datë të dëshmorëve. "Ne ende nuk kemi ditë të dëshmorëve të përcaktuar nga institucionet e Kosovës, prandaj ne jemi duke punuar vazhdimisht që kjo ditë të jetë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve”, tha ai
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus