Kryesore » 2011 » Maj » 15 » Mohohet që EULEX-i të këtë marr rastin e komunarëve
2:04 PM
Mohohet që EULEX-i të këtë marr rastin e komunarëve
Informata e plasur në media që EULEX-i ka marr nga gjykatat vendore rastin e 6 zyrtarëve të arrestuar të Komunës së Prishtinës, është vlerësuar i pa saktë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve. "Rasti nuk është pranuar dhe nuk dihet nëse do të pranohet nga EULEX-i ky rast. Ajo që tani me dihet është që me kërkesën tonë, EULEX-i ka pranuar që të shqyrtojë mundësinë e marrjes se këtij rasti dhe seanca për këtë do të mbahet me 18 të këtij muaji” ka thënë avokati Tomë Gashi, që njëherësh është njeri nga anëtaret e palës mbrojtjes në rastin e 6 zyrtarëve të arrestuar të Komunës së Prishtinës. 
Siç dihet, Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria për krime ekonomike, në fillim të këtij muajit ka arrestuar shefin e prokurimit të Komune së Prishtinës Ekrem Rexha, Ridvan Shahinit, drejtor për Infrastrukturë lokale, Qazim Bajramit, shef i organit mbikëqyrës, pastaj anëtarëve të këtij organi, Refik Sadikut, Hazir Krasniqit e Halil Fejziun. Ndaj tyre rendon akuza për tejkalim të kompetencave dhe autorizimeve që lidhet me një transaksion bankar në vlere prej 847 mijë e 712 euro e 80 cent që është autorizuar nga të lartpërmendurit, që ka pasur të bëjë me projektin e mbulimit të lumit Prishtevka ne lagjen "Kalabria” te Prishtinës. Sipas akuzës, transaksioni është bërë pa u përfillur procedurat ligjore. Konstatim ky që është hedhur poshtë nga udhëheqësit e Komunës së Prishtinës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus