Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Mobilizojnë partizanët, rrezikojnë t’i humbin votuesit
10:07 AM
Mobilizojnë partizanët, rrezikojnë t’i humbin votuesit

Pesë ditët e fushatës për balotazhin e 1 dhjetorit, shënuan ashpërsimin e gjuhës politike që la nën hije një muaj të fushatës paraprake për rrethin e parë të votimeve të mbajtura më 3 nëntor. Akuzat dhe kundërakuzat që përdorën kandidatët dhe subjektet politike në balotazh nëpër disa komuna, nga analistët politik u cilësuan edhe si shkelje e kodit dhe mungesë e kulturës për debat politik.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi subjektet në balotazh që të mos kursejnë mjete, kur është në pyetje fjalori politik, vetëm e vetëm që të diskreditojnë kundërkandidatët. Akuzat dhe fjalori deri diku i vrazhdë politik i fushatës së fundit ishte dukuri si e atyre kandidatëve që po pretendojnë të vazhdojnë qeverisjen edhe për një mandat ashtu edhe e atyre që pretendojnë kreun.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, që bën pjesë edhe në rrjetin e organizatave joqeveritare monitoruese të zgjedhjeve, "Demokracia në Veprim”, mendon se ashpërsimi i gjuhës gjatë fushatës, është shkelje e kodit të mirësjelljes dhe shpërfaq mungesën e kulturës për debat politik. Një gjuhë e tillë, sipas tij, është tregues se nuk po zgjidhen mjetet për të ruajtur apo për të ardhur në pushtet. Po ashtu, me sjellje e tilla partitë politike, sipas Ismet Kryeziut, po rrezikojnë që të tensionojnë gjendjen në ditën e balotazhit, më 1 dhjetor.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus