Kryesore » 2011 » Tetor » 4 » Ministria e tregtisë shet “xhipa” për 1200 euro
12:23 PM
Ministria e tregtisë shet “xhipa” për 1200 euro
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), e cila drejtohet nga Mimoza Kusari – Lila, përmes një ankandi ka shitur hiç më pak se 195 vetura për 234 mijë euro, ku mesatarja për veturë i bie rreth 1200 euro, shkruan në numrin e sotëm gazeta "Zeri".Veturat e dala në ankand, sipas zyrtareve të kësaj Ministrie, janë kryesisht xhip "KIA Sportage” të cilat i ka përdor deri vonë Policia e Kosovës.Sipas njoftimit të ankandit, këto vetura janë të prodhuara në vitin 2001, 2002 dhe 2003, ku pjesa dërmuese e tyre kanë qenë me defekte, apo kanë qenë të aksidentuara.Po ashtu, përveç veturave të policisë në këtë ankand ka pasur edhe disa vetura ‘Lada Niva” të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në njoftimin zyrtar për shitjen e tyre thuhet se shitja e automjeteve bëhet në pajtim me Ligjin për tregtinë e brendshme, Udhëzimin administrativ nr. 2008/03 "për procedurat e shitjes së mallrave me ankand publik” dhe vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 07/22 .Sipas tyre, të drejtë pjesëmarrjeje në ankandin publik kanë pasur të gjithë personat fizikë dhe juridikë, duke paguar pjesën garantuese për pjesëmarrje në ankand në vlerë prej 10% të çmimit fillestar të ankandit.Bajram Shala, zyrtar për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thotë se në këtë ankand kanë qenë 272 vetura, ku vetëm 195 janë shitur. Sipas tij, nga shitja e tyre, Ministria ka mbledhur 234 mijë e 199 euro.Por, në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civil dhe partive opozitare në Kuvendin e Kosovës thonë se përmes tenderëve dhe ankandeve po dëmtohet në masë të madhe prona publike.

Avni Zogiani nga organizata për dinjitet dhe antikorrupsion "Qohu” thotë se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi organizon ankande për shitje të veturave. Sipas tij, udhëheqës të Qeverisë janë duke bërë biznes me asete publike.

Zogiani thotë se Kosova nuk është aq e pasur sa duhet të ndërrojë thuajse çdo vit veturat. "Në këso rastesh duhet të krijohet një komision i veçantë dhe një pjesë e madhe e veturave duhet të riparohen e jo të shiten me çmim më të ulët se sa është vlera e tyre për t’u shitur si hekurishte”, tha ai.

Edhe Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se institucionet e vendit në vazhdimësi përballen me kritika dhe akuza për menaxhim jo të mirë të parasë publike. Sipas tij, edhe në rastin e shitjes së veturave përmes ankandit institucionet e vendit do duhet të kujdeseshin që ato vetura të riparohen e jo të shitën me çmime ekstrem të ulëta.

Ai tha se me veprime të tilla në masë të madhe dëmtohet pasuria e shtetit, e krijuar nga taksat e qytetarëve të Kosovës. "Qeveritarët tanë duhet më shumë të kujdesen për pronën shtetërore, sepse ajo është e krijuar me djersen e qytetareve të Kosovës”,tha ai.

Çështja e menaxhimit jo të mirë të veturave zyrtare thuajse është evidentuar edhe në çdo raport të hartuar edhe nga zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus