Ministri i Punëve të Brendshme z.Bajram Rexhepi po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Komisioni Europian dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë me temë, "Procesi i Liberalizimit të Vizave dhe Rruga Europiane e Kosoves”, njofton përmes një kumtese MPB e Kosovës. Në këtë konferencë po marrin pjesë personalitete të shquara dhe miq të Republikës së Kosovës, si Ambasadori Albert Rohan, Eurodeputetja Ulrike Lunacek, Drejtori Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme Austriake Jan Kickert si dhe shumë ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Vjenë.Ministri Rexhepi ka njoftuar të pranishmit lidhur me progresin e arritur nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në zbatimin e kritereve për procesin e Liberalizimit të Vizave dhe procesit të integrimit evropian në përgjithësi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus