Kryesore » 2013 » Prill » 2 » Ministri Rexhepi, në interpelancë
4:23 PM
Ministri Rexhepi, në interpelancë
Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e radhës së kuvendit, ministri Bajram Rexhepi do të raportojë në interpelancë lidhur me dyshimet për keqpërdorimet në këtë ministri. Fokus i interpelancës do jetë kontrata e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OESD. Ndërkohë, LDK dhe PDK kanë qëndrime të ndryshme rreth mundësisë së shkarkimit të tij.Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, do të përballet me deputetët në seancën e radhës. Kryesia vendosi që të premtën, Rexhepi të raportojë në Kuvend lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OESD.
Ndërkohë, shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, kanë qëndrime të ndryshme rreth votimit të mocionit për shkarkimin e ministrit Rexhepi. Adem Grabovci, nga PDK-ja, kërkon respektimin e ligjeve dhe institucioneve shtetërore.

"Nuk kemi nevojë t`i kemi votat as për ta mbrojtur dikënd e as për ta sulmuar dikënd. Procedurat janë shumë të qarta se kush kënd e shkakrkon. Unë nuk kërkoj as më shumë e as më pak se sa respektimin e ligjeve në fuqi dhe respektimin e institucioneve shtetërore”, tha Grabovci.

Në anën tjetër, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se do ta mbështesin Vetëvendosjen në mocionin për shkarkimin e ministrit Bajram Rexhepi.

"Kjo qeveri është tërësishtë qeveri e skandaleve dhe e cila e meriton të ndëshkohet. Ne do të votojmë që të merren masa në Ministrinë e Punëve të Brendshme e në këtë rast edhe ndaj vet ministrit”, tha Beqiri.

Kryesia vendosi që edhe këtë javë të mbahen dy senaca. Të enjtën do të jetë vazhdim i seancës së kaluar. Ndërsa, në seancën e rregullt do të jetë një mocion, dy ligje në shqyrtim të dytë dhe tri debate parlamentare. Ndryshe, me kërkesën e grupit parlamentar të LDK-së, të hënën do të mbahet seancë solemne, që i kushtohet Betejes së Koshares.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus