Kryesore » 2012 » Maj » 22 » Ministri i Ambientit fton “Ta pastrojnë Kosovën”
2:24 PM
Ministri i Ambientit fton “Ta pastrojnë Kosovën”
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi bën thirrje tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që më 24 maj t’i bashkohen nismës "Ta pastrojmë Kosovën”. Kjo fushatë ka për qëllim të inkurajojë mobilizimin e të gjithë qytetarëve, organizatave dhe kompanive të ndryshme për pastrimin e mbeturinave në vendin tonë. Qëllimi kryesor i kësaj dite të aksionit civil është fillimi i një qasjeje ndryshe ndaj mjedisit. Me pjesëmarrjen tuaj, Kosova i bashkohen nismës globale "Let’s do it, World” dhe dëshmon edhe një herë se ne, qytetarët e këtij vendi e duam Kosovën e pastër dhe dimë të kujdesemi për të. Të gjitha pajisjet për mbledhjen e mbeturinave mund t’i merrni falas në secilën shkollë afër lagjes suaj, duke filluar nga ora 10:00.Fushata "Let’s do it” ka filluar në vitin 2008 në Estoni dhe me shpejtësi të madhe është përhapur në më shumë se 90 vende të botës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus