Kryesore » 2012 » Qershor » 9 » Ministri Buja vizitoi maturantët në Testin e Maturës
1:50 PM
Ministri Buja vizitoi maturantët në Testin e Maturës
 Rreth 31 mijë maturantë në gjithë Kosovën i janë nënshtruar sot pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore në mbi 260 qendra të testimit, të cilat po mbikëqyren nga 260 administrues, 900 komisionarë dhe 300 monitorues nga Universiteti i Prishtinës.Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, dhe kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQShM), Nehat Mustafa, kanë vizituar sot maturantët të cilët i janë nënshtruar provimit në qendrën e testimit në gjimnazin "Xhevdet Doda”.Ministri ka theksuar se mbajtja e Testit të Maturës përbën një ngjarje të veçantë dhe me mjaft përgjegjësi për institucionet arsimore.Në pjesën e parë të provimit, që është mbajtur sot, maturantët kanë pasur mundësi të përgjigjen në 120 pyetje nga lëndët e përgjithshme, ndërsa pjesa e dytë e testit që përmban 80 pyetje nga lëndët e përafërta me drejtimin, do të mbahet më datën 23 qershor. Publikimi i rezultateve të provimit do të bëhet më 30 qershor. Afati i ankesave të nxënësve do të jetë nga 2-4 korrik, ndërkaq publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më 5 korrik. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus