Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Miliona euro për radioterapinë në QKUK, që s’funksionon
11:32 AM
Miliona euro për radioterapinë në QKUK, që s’funksionon
Ministria e Shëndetësisë ka ripërtërirë marrëveshjet e bëra vjet me disa spitale private për marrjen e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike, e në mesin e tyre janë edhe shërbimet për radioterapinë, për funksionalizimin e të cilave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), deri tani janë investuar afro dhjetë milionë euro të buxhetit, shkruan sot "Koha Ditore”. Këto para u dhanë në ndërtimin dhe pajisjet e Institutit të Onkologjisë, por qytetarët ende nuk mund të marrin shërbimet e radioterapisë aty, ani që vetë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pati paralajmëruar se përfundimisht kjo do të ndodhë në fund të vitit 2011. 

Shtyrja për afro gjashtë muaj e mosfunksionalizimit të këtyre shërbimeve tani arsyetohet me një "ankesë” që është bërë në EULEX se objekti ku duhet të jepen këto shërbime, nuk i plotëson kushtet e sigurisë për shkak të mundësisë që rrezatimi të depërtojë jashtë mureve të ndërtesës.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Marrdhënie me Publikun në MSH, ka deklaruar për "Kohën Ditore” se "radioterapia nuk ka nisur të ofrohet ende në QKUK për shkak të një denoncimi që dikush e ka bërë në EULEX, kinse objekti nuk i plotëson kushtet e sigurisë”. Hoti, i cili ka pohuar se Ministria nuk e di se kush e ka bërë këtë ankesë, ka shtuar se "ministri Agani së fundmi është informuar gojarisht nga prokurorja e rastit e EULEX-it, se nuk ka probleme për sa i përket sigurisë së objektit dhe se mund të vazhdohet me punë”. Kjo ka ndodhur pas disa inspektimeve që organet e hetuesisë i kanë bërë rreth objektit ku do të ofrohen shërbimet e radioterapisë, të cilat në fakt janë rrezatime që luftojnë shumimin e qelizave kancerogjene
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus