Kryesore » 2011 » Dhjetor » 15 » Miku i Xhavit Halitit në krye të PTK-së
6:21 PM
Miku i Xhavit Halitit në krye të PTK-së
Nuredin Krasniqi po i lutej Xhavit Halitit që t’i kryente një punë në Postë. Donte që dikë ta punësonte në kompaninë më fitimprurëse në vend. Ai merrte konfirmim nga deputeti Haliti se puna do të kryhej, por pa "korrupsion”. Biseda ishte zhvilluar në vitin 2006. Pesë vjet më vonë, Nuredin Krasniqi ka ardhur në krye të ndërmarrjes si kryeshef ekzekutiv i saj. Po ushtron këtë detyrë pas largimit të Shyqyri Haxhës. Krasniqi ka mbajtur pozitën e drejtorit financiar në PTK që nga muaji maj i vitit 2009. Ani se është vetëm ushtrues detyre, Nuredin Krasniqi tashmë ka fuqi të madhe ekzekutive, madje edhe për t’ua kthyer të tjerëve të mirat. Gjatë hetimeve që kishin nisur kundër aksionarëve dhe zyrtarëve të Bankës Kreditore që kishte rezultuar me aktakuzë në vitin 2006 Gjykata i kishte dhënë leje Policisë që t’i përgjonte për gjashtë muaj, Nuredin Krasniqin, drejtor gjeneral i Bankës Kreditore të Prishtinës, Esat Dergutin, zëvendësdrejtor gjeneral për çështje ekonomike, të dy të emëruar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës, dhe Zeqir Shamollin, kryetar i bordit të kësaj banke. 
Sipas tabulateve telefonike që ka siguruar "Koha Ditore”, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi që në atë kohë ishte drejtor i BKP-së, në mëngjesin e 21 prillit 2006 i kishte telefonuar deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti. Pas përshëndetjeve deputeti Haliti i thotë Krasniqit se pronari i Bankës, Zeqir Shamolli do të përfundojë në burg, derisa Krasniqi që është emëruar ushtrues i detyrës së kryeshefit të PTK-së, e lut deputetin për një punë: "A po e kryejmë në Postë për qat njeri që kem me të, a po e kryejmë punën në postë”. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ia kthen Krasniqit: "Po more qysh nuk e kryej veç a ka punë. Veç pa korrupsion”.

Por a i kanë ndihmuar lidhjet me politikanë të profilit të lartë Nuredin Krasniqit të vijë në krye të PTK-së, qoftë edhe përkohësisht?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus