Kryesore » 2012»Mars»12 » Mesiq: Ata që mendojnë për ndërrim të kufijve, janë iluzionistë
2:25 PM
Mesiq: Ata që mendojnë për ndërrim të kufijve, janë iluzionistë
Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq ka deklaruar të hënën se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por e rëndësishme është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave, ndërsa i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do të ketë ndërrim të kufijve në Ballkan. Mesiq këto komente i bëri pas një takimi që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe njëherë ministrin e Drejtësisë,Hajredin Kuçi, ndërsa ky i fundit nuk ka dhënë ndonjë deklaratë pas takimit. Ish-presidenti kroat, i cili është i njohur për deklarimet e tij në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, gjatë një vizite që po zhvillon në Kosovë, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur me arritjen e marrëveshjes së Kosovës për përfaqësim rajonal. Ai këtë e ka quajtur një hap përpara, në mënyrë që të ketë qarkullim të lirshëm të njerëzve dhe mallrave.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus