Kryetari i Partisë Demorkatike Shqiptare, Menduh Thaçi në lidhje me deklartën e kryeministrit Berisha për pajisje me pasaportën shqiptare ka thënë se duhet të ndodhë një gjë e tillë, pasi ka vetë simbolikën e vetë. "Gjysma e shqiptarëve të Maqedonisë mund ta marrin shtetësinë e Kosovës por se marrin dot sepse ata dëshirojnë të identifikohen si shqiptarë dhe të jenë pjesë e kësaj hapësire”, ka thënë Thaçi në emisionin "Opinion” të TV Klan. Ai gjithashtu ka thënë se në BE dëshiron të hyjë si shqiptar. "Unë në Evropë dua të hy si shqiptar, jo si maqedonas. Maqedonasit duan të shkojnë në Evropë, duke e i marrë tapitë e tokave shqiptare, duke na bërë neve ardhacakë. Integrimi të bëhet si komb pa i cënuar kufijtë. Ne nuk bëjmë luftë për t’i prishur kufijtë”, tha Thaçi.
Ndërkaq duke biseduar për shqiptarët e Maqedonisë dhe integrimin në BE thaçi thekson: "Sa i përket shqiptarëve të Maqedonisë në aspektin etnik, procesi integrues është shpresa jonë. Kemi problem që durojmë shumë pasi në rrafshin ekonomik nga 30 për qind që kontribuojmë për buxhetin e shtetit ne marrim vetëm 1 për qind”, tha Thaçi.
Ai apostrofoi se është edhe sugjerim i Shqipërisë, se shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë në kuadër të këtij procesi integrues.
"Maqedonasit kërkojnë që ne të kemi mirëkuptim për problemin e tyre me identitetin të cilin e kanë por, s’kanë mirëkuptim për identitetin tonë. Ekziston rreziku që identiteti i shqiptarëve në Maqedoni të rrezikohet nga ndikimet tjera, radikale, fetare, ideologjive të ndryshme etj.”, tha Thaçi.
Ai theksoi se duhet të vendosim një sistem të njëjtë si për punën e arsimit, abetares etj. dhe kjo nuk duhet të shihet me ndonjë lloj tendence. "Gjithashtu, nuk duhet t’i irritojmë aleatët tonë më të mëdhej”, tha Thaçi.
Dashamir Shehi: Shkupit me i ra përgjysmë!
Nga ana tjetër Dashamir Shehi ka theksuar se shqiptarët e kanë humbur Manastirin e Ohrin dhe Maqedonia po shkon drejt një spastrimi etnik. "Në Maqedoni ka ndodhur një pastrim etnik me heshtje. Shqiptarët e Manastirit nuk janë më. S’mund të shkojnë te varrezat e tyre, në shkollë etj. Në Ohër nuk kemi shqiptarë, në Strugë nuk kemi shumë maqedonas. Në Shkup përgjysmë duhet me i ra qytetit. Në Mitrovicë s’ka shqiptarë në very”, tha Shehi. Ai shtoi gjithashtu sa i përket tendencave të disa personaliteteve që dëshirojnë të formojnë komb kosovar se janë spiunë. "Kush don me bë komb kosovar, është spiun i serbëve”, tha Shehi.
Ardian Gjini: Shqipëria e paaftë ta çliroj me ushtri Kosovën!
Ardian Gjini nga AAK e Kosovës ka thënë se flamuri i Kosovës nuk është një leckë siç e quajti Dashamir Shehi, por është rezultat i mundësive dhe paaftësive të shqiptarëve që vet ta çlirojnë Kosovën.
"Paaftësisa juaj (e Shqipërisë) me e çliru Kosovën dhe na me e çliru kosovën vet si dhe mundësitë tona si në Shqiperi edhe në Kosovë ka qenë që ne e krijuam këtë flamur”, tha Gjini.
Enkelejd Alibeaj ka theksuar ndër të tjera duke e mbrojtur tezën e hedhur nga kyeministri Berisha se dhënia e pasaportës për të gjithë shqiptarët do të thotë se të gjithë do të kenë të drejtat e barabarta si ata që jetojnë në Shqipëri si dhe ata që jetojnë jashtë.
Ben Blushi: Shqiptarët e Maqedonisë dëshirojnë ta prishin shtetin e tyre!
Ben Blushi nga PS e Shqipërisë ndër të tjera ka thënë se kjo deklaratë e Berishës është vetëm për të fituar vota. "Shqiptarët e Maqedonisë dëshirojnë që të ndahen sa më shpejt dhe të bashkohen me Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Ben Blushi.
"Do të bashkohemi kur ta meritojmë”, tha Blushi, duke apostrofuar se duhet fillimisht të bëjmë shumë punë të tjera për të ardhur deri te bashkimi i shqiptarëve.
Ndërkaq ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo tha se kjo deklaratë e Berishës është vetëm për interesa elektorale, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus